Please enter at least 3 characters.

Letra e plotë e Kurtit për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë

2020/01/Albin-Kurti-vetevendosje-Dialogu-shoqeror-Grate-per-zhvillim-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet me datën 3 shkurt.

Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se Kurti kërkon që seanca të mbahet në ora 11:00.

Lidhur me kërkesën e Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë një mbledhje duke filluar nga ora 09:00.

Theksojmë se LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur të bëjnë koalicion për formimin e Qeverisë, së fundmi këto dy parti kanë zhvilluar takim së bashku me ambasadorët e QUINT-it, mirëpo as ai takim nuk ka dhënë rezultate.

Ndryshe, mandatari Albin Kurti, ka takuar sot gjatë ditës edhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje për Qeverinë në ardhje./Telegraf/