Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një person gjatë shuarjes së zjarrit në Vizbeg

Një person u lëndua gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një deponi ilegale në Vizbeg të Shkupit, thonë nga MPB, e cilët thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se një sasi e madhe tymi i zi po përhapet nga zjarri.

"Gjatë ndërhyrjes, një person u lëndua dhe u transportua për ndihmë mjekësore", thuhej në deklaratën e policisë.

Nga atje shtojnë se po merren masa për të shuar zjarrin, i cili po djeg automjete të dëmtuara, të cilat kishin të instaluara pajisje gazi dhe nga të cilat mund të dëgjohen shpërthime në terren./Telegrafi/