Please enter at least 3 characters.

Lëndohen dy persona gjatë një aksidenti në Lipjan

2021/06/198273105_413446829627811_3356573771923244966_n-480x360-1.jpg

Një aksident mes një automjete e një motoçiklete ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Rufc të Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy persona.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për Telegrafin.

“Rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, njofton PK-ja.

Po ashtu, bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/