Legjenda e Real Madridit po i bashkohet Messit te Inter Miami
Casemiro i dha lamtumirën tifozëve të 'Old Trafford' të dielën pasdite me një fitore ndaj Nottingham Forest, por ai mund të bëjë edhe një paraqitje të fundit për Manchester United kur klubi të udhëtojë te Brightoni në ditën e fundit të sezonit.
Braziliani nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën në moshën 34-vjeçare, pasi shpreson të luajë edhe për një klub tjetër të nivelit të lartë për ta pasuruar CV-në e tij, duke qenë se deri tani ka veshur fanellat e Manchester United, Real Madridit, Portos dhe Sao Paulos.
Teksa United duket se po kërkon një yll të Serie A si zëvendësues, Casemiro e ka vëmendjen te një kalim në Shtetet e Bashkuara, për të luajtur në MLS dhe për ta përmbyllur atje karrierën.
Sipas një raportimi të Fabrizio Romano, Casemiro do të transferohet te Inter Miami këtë verë, pas përfundimit të kontratës së tij me United.
🇺🇸✅🇧🇷🔜 #InterMiamihttps://t.co/RGcJD1ulPe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 20, 2026
Gazetari italian kishte raportuar më herët gjatë këtij muaji se klubi i MLS-së dhe Casemiro kanë qenë në bisedime që nga marsi për një marrëveshje.
Casemiro mori një lamtumirë emocionale nga tifozët e ‘Old Trafford’ pas fitores ndaj Nottingham Forest, ndeshje gjatë së cilës u njoftua se edhe Tyrell Malacia do të largohet nga Manchester United.
Braziliani arriti të fitojë edhe trofe gjatë periudhës së tij te klubi, duke ndihmuar ekipin të ngrejë Kupën e Ligës në vitin 2023 dhe FA Cup në vitin 2024./Telegrafi/


