Please enter at least 3 characters.

Ledri Vula sjell këngën e re "MEM"

2019/07/bambi1-e1562502013958.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi këngën dhe klipin e tij më të ri "MEM" (Më e mira).

Kënga është ritmike-verore, dhe teksti i dedikohet dashurisë.

Muzika është realizuar nga producenti Big Bang në studion "RedBox", gjersa për tekstin është kujdesur vet Ledri.

Klipi i këngës është mjaft iveçantë i realizuar me animacione dhe me pak protagonistë, por që gjithsesi e sjell Ledrin me shumë stil si në çdo paraqitje tjetër.

Për klipin janë kujdesur Besian  Durmishi dhe Adea Kelmendi.

Ledri ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, gjithandej trevave shqiptare. /Telegrafi/