Please enter at least 3 characters.

Ledri Vula publikon një fragment të këngës së re

2019/07/ledrivula_65120199_432052187400573_8046381639640368684_n-e1562311848273.jpg

Reperi i popullarizuar, Ledri Vula, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ai duket se ka gati edhe hitin e ri për këtë verë dhe në rrjetet sociale ka publikuar një pjesë të tij.

Së fundmi, Vula në llogarinë e tij personale, Instagram, ka sjell një pjesë të këngës së re që pritet të lansohet të dielën.

"MEM, të dielën në ora 14:00", ka shkruar ai krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu, reperi 32-vjeçar është duke shijuar sukseset e dy projekteve të fundit "Rio" dhe "Kiss Kiss", në bashkëpunim me Lumi B.

Këto këngë në platformën muzikore YouTube kanë mbledhur miliona klikimesh. /Telegrafi/