Please enter at least 3 characters.

LeBron James me 'triple-double', por Cavaliers pëson humbje (Video)

2017/03/james.jpg

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Befasinë e mbrëmjes e shkaktoi Boston Celtics, i cili arriti të triumfoi kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 103:99.

Kjo ishte përballja e tretë e sezonit mes këtyre dy ekipeve, ndërsa për Celtics ishte fitorja e parë sezonale, transmeton Telegrafi.

Isaiah Thomas ishte basketbollisti më i mirë te fituesit me 31 pikë ndërsa Jae Crowder regjistroi ‘double-double’ në saje të 17 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Megjithëse pësoi humbje, LeBron James ishte lojtari më i mirë në parket duke regjistrua ‘triple-double’ në saje të 28 pikëve, 13 kërcimeve dhe 10 asistimeve. Edhe Kyrie Irving shtoi 28 pikë për Cavaliers.

Pas kësaj, Boston ka bilanc prej 39 fitore dhe 22 humbje ndërsa Cavs pësuan humbjen e 18 gjersa ka 41 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

New York Knicks 101:90 Orlando Magic

Washington Wizards 105:96 Toronto Raptors

Dallas Mavericks 95:100 Atlanta Hawks

Indiana Pacers 99:100 San Antonio Spurs

Houston Rockets 122:103 Los Angeles Clippers

San Antonio Spurs 100:99 Indiana Pacers

Detroit Pistons 86:109 New Orleans Pelicans

Utah Jazz 80:107 Minnesota Timberwolwes

Toronto Raptors 96:105 Washington Wizards

Denver Nuggets 110:98 Milwaukee Bucks

Miami Heat 125:98 Philadelphia 76ers