Please enter at least 3 characters.

LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

2019/06/Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-03.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Në reagim thuhet se sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, transmeton Telegrafi.

"Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit", thuhet në reagim.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/