LDK në zgjedhje me numrin 113
16/05/2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në këto zgjedhje, LDK do të garojë me numrin 113.
Kryetari i kësaj partie në një postim në Facebook shkruan se ky numër është i bashkimit dhe ringritjes.
“Ky është numri ynë.
Numri i bashkimit.
Numri i ringritjes.
Numri i Republikës që beson sërish.
Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/


