Please enter at least 3 characters.

Lazio refuzon Veronën për Berishën

2016/01/lazio-refuzon-veron-euml-n-p-euml-r-berish-euml-n_hd.jpg

Sipas portalit “lazialita.com”, në javën e fundit të vitit 2014 përflitej për një interesim të Veronës për portierin kuqezi, por Drejtori Sportiv Igli Tare i ka thënë jo ofertës së Veronës, transmeton Telegrafi.

Portieri 25-vjeçar nuk aktivizohet rregullisht nën drejtimin e Stefano Piolit dhe duhet të ndajë vendin e titullarit me Federico Marchettin, çka normalisht ka sjellë edhe një lloj pakënaqësie nga ana e portierit shqiptar.

Kjo ka bërë që klube të ndryshe të interesohen për shërbimet e Berishës dhe i fundit në radhë ka qenë pikërisht Verona. /Telegrafi/