Please enter at least 3 characters.

Lazio fiton derbin kryeqytetas ndaj Romës

2019/03/Lazioroma.jpg
239:"ROME, ITALY - MARCH 02: Felipe Caicedo of SS Lazio celebrates a opening goal with his team mates during the Serie A match between SS Lazio and AS Roma at Stadio Olimpico on March 2, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 3-0, Lazio e ka fituar atë që njihet si Derby della Capitale kundër Romës, në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 12-të. Felipe Caicedo vrapoi për të pranuar një pasim të mrekullueshëm nga Joaquin Correa, e kaloi edhe portierin dhe shënoi.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Edin Dzeko pati një mundësi të mirë në vazhdim të pjesës së parë, mirëpo Thomas Strakosha reagoi për ta ndalur goditjen e tij.

Nuk pati gola të tjerë brenda 45 minutave të para dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Bianconcelestëve që kishin epitetin e nikoqirit në këtë sfidë.

Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Federico Fazios në pjesën e dytë, gjyqtari akordoi penallti. Ciro Immobile u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta shënuar golin e sigurisë (73').

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Për ta thelluar akoma më shumë avantazhin u kujdes Danilo Cataldi (89'), i cili e shënoi edhe golin e tretë për vendasit.

Lazio është në vend të gjashtë në tabelë dhe me këtë fitore ngushton diferencën në tri pikë me Romën që pozicionohet një vend më lartë. Pozita e katërt (Inter) që dërgon në Ligën e Kampionëve është gjashtë pikë larg.

Në xhiron e ardhshme, Biancocelestët udhëtojnë te Fiorentina, ndërsa Giallorossët janë nikoqirë të Empolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x73f1fp