Please enter at least 3 characters.

Lavrov: Do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së, nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore

2022/03/1345565-e1648464739848.jpg
618:"STOCKHOLM, SWEDEN - DECEMBER 2, 2021: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov during a press conference on the sidelines of the 28th OSCE Ministerial Council meeting. Russian Foreign Ministry/TASS Øâåöèÿ. Ñòîêãîëüì. Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãåé Ëàâðîâ âî âðåìÿ âûõîäà ê ïðåññå íà ïîëÿõ çàñåäàíèÿ Ñîâåòà ìèíèñòðîâ èíîñòðàííûõ äåë (ÑÌÈÄ) Îðãàíèçàöèè ïî áåçîïàñíîñòè è ñîòðóäíè÷åñòâó â Åâðîïå (ÎÁÑÅ). Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ
44:"Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën (27 nëntor) se ai do të marrë pjesë në një takim të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore dhe se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me sa duket, Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do të hapë hapësirën e saj ajrore, nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi atje. Le të shohim”, tha Lavrov në një konferencë në Moskë.

Ai theksoi se tashmë kishte disa kërkesa për takime, duke përfshirë edhe zyrtarë perëndimorë.

“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalimin e fluturimit për avionin rus që do të lejonte delegacionin rus, duke përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të zbarkonte në Shkup, pasi Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme kishin dhënë më parë miratimi për fluturimin dhe uljen./Telegrafi/