Please enter at least 3 characters.

Laura Fazliu ndalet në raundin e dytë të Grand Prix “Almada 2023”

2023/01/unnamed-27.jpg

Ka përfunduar gara për xhudisten tonë, Laura Fazliu në Grand Prix “Almada 2023” që po zhvillohet në Portugali.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kështu duke u kualifikuar menjëherë në raundin e dytë, raporton KosovaPress.

Aty, Fazliu u ndal nga xhudistja spanjolle, Sarai Padilla Guerrero.

Përveç Fazliut, Kosovën në Grand Prix “Almada 2023” po e përfaqësojnë edhe Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena.