Please enter at least 3 characters.

Laura Fazliu, medaliste e bronztë në Grand Prixin e Zagrebit

2021/09/242837882_10219908326205658_1220273593337963739_n.jpg

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja jonë mundi në luftën për medalje, polaken, Angelika Szymanska, me ippon, kategoria -63 kg.

Në përgjithësi, Fazliu shënoi tri fitore, ndërsa në çerekfinale pësoi humbje.

Është kjo medalja e parë e Laurës në një garë të nivelit botëror.

Fazliu shihet si një nga shpresat e mëdha të xhudos kosovare. /Telegrafi/