Please enter at least 3 characters.

Lajmi për vetëvrasjen e Brad Pitt është vetëm virus (Foto)

2016/09/pita-e1475067352597.jpg

Brad Pitt nuk ka vdekur dhe është shëndosh e mirë. 

Nëse në telefon ju vije një lajm se ai ka krye vetëvrasje mos gaboni ta hapni pasi është virus dhe mund t;iu shkaktojë dëme telefonit tuaj.

Kështu së paku rrjeti social i Facebookut është duke paralajmëruar përdoruesit e saj për një lajm të shpërndarë në këtë platformë.

Ky artikull shpërndan një fotografi bardh e zi të Pitt me flokë të gjata me mbishkrimin R.I.P (u prehsh në paqe) Brad Pitt, ndërsa është i kamufluar sikur lajmi vjen nga agjencia e lajmeve FOX News.