Please enter at least 3 characters.

Labi uron Muajin e Ramazanit, publikon fotografi nga syfyri i parë me nënën

2021/04/labinottahiriofficial_17253487127965249672650116570765176137326976n-e1618308675294.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, iu ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të tij Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Këtë ai e bëri që në orët para të së martës, ku shijoi syfyrin e parë të këtij muaji me nënën e tij.

Tahiri publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me nënën e tij, me të cilën së bashku agjërojnë muajin e Ramazanit.

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ky është shkrimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):“Urime muaji i bekuar i Ramazanit! Nanë , ty dhe të gjithê besimtarëve musliman iu urojmë axhêrim të lehtë! Zoti iu faltë atyre qê nuk e kanê , atë që dêshirojnë ta kenë nga buka e deri tek pasuaria që Zoti dhe puna e dhuron. Dhuroni sa të mundeni nga vetja juaj pêr ata qê edhe sot kêrkojnë ndihmë. Fundja , asgje nëse nuk na realizohet në këtë jetê, respektin, humanizmin dashurinê mes vete e kemi pasur gjithmonë si shqiptarê. Andaj lutuni qê ta mbajmë mes vete! Syfyr me nanën haxhike. Zoti ju bekoftë! Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Nga fytyrat publike që agjërojnë janë edhe reperi Gold AG, këngëtarja Leonora Jakupi, e disa të tjerë. /Telegrafi/