Please enter at least 3 characters.

Kuzhinierja nigeriane përpiqet të gatuajë "pjatën më të madhe me oriz jollof"

Kuzhinjerja nigeriane Hilda Baci provoi të gatuajë enën më të madhe të “orizit jollof” në botë.

Mijëra vetë u mblodhën në Lagos për të parë përpjekjen, e cila përfshinte 4,000 kg oriz, 500 kuti salcë domate, 600 kg qepë dhe 168 kg mish.

Tenxherja ishte projektuar për të mbajtur 23,000 litra ushqim dhe gati dy muaj punoi një ekip prej 300 personash për ta ndërtuar atë.



Megjithëse pesha nuk u arrit të matet, ekipi i Baci po mbledh prova për t’ia dërguar Guinness World Records për njohje zyrtare.

Baci, e cila më parë mbante rekordin për maratonën më të gjatë të gatimit, tha se përpjekja kërkoi një vit planifikim dhe synon të tregojë madhështinë e Nigerisë. /Telegrafi/