Please enter at least 3 characters.

Kuvendi shkon në pauzë – seanca vazhdon në orën 13:00

2022/06/kuvend.png

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e cila u bllokua nga deputetët e opozitës, do të vazhdojë në orën 13:00.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, tha se është e nevojshme që deputetët të marrin pushim.

“Të nderuar deputetë, konsideroj që është e nevojshme ta marrim një pushim. Kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, deklaroi ai.

Kjo seancë u bllokua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët dolën para foltores së Kuvendit duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend. /Telegrafi/