Please enter at least 3 characters.

​Kuvendi pa kuorum për vendimmarrje, nuk kalojnë as rezolutat

2020/07/kuvendi-2.jpg

Ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë, Covid-19. Vetëm 17 deputetë kanë marrë pjesë në votim, dhe i njëjti pritet të jetë në votim seancën e ardhshme.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka hedhë në votim në seancën e sotme propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas shefit të deputetëve, Rexhep Selimi, rezoluta është në proces të harmonizimit dhe do të jetë për votim në seancën e radhës.

Në seancën e sotme, më 62 vota është votuar propozim rezoluta nga interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Ndërsa për rezolutën nga interpelanca e ministrit të Brendshëm kanë votuar vetëm 29 deputetë dhe e njëjta do të jetë në votim përsëri në seancën e ardhshme.

Në seancën e sotme Kuvendi dështoi të votojë përsëri edhe dy projektligjet që kanë ngjallur mjaft debat në mes të partie politike, siç është ai rimëkëmbje ekonomike dhe Projektligji për vlerat e luftës.