Please enter at least 3 characters.

Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite disa projektligje

2021/06/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-foto-Ridvan-Slivova-65.jpg

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës, ndërsa në rend dite janë disa projektligje.

Seanca fillon në ora 10:00.

Rendi i ditës:Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete. /Telegrafi/