Kushtrimi surprizon Aurorën me propozim për martesë gjatë emisionit live, ajo i thotë “Po”
Një moment i veçantë dhe i papritur ka ndodhur gjatë një emisioni të mëngjesit, ku këngëtari Kushtrim Kelani i ka propozuar për martesë partneres së tij, Aurora Rrustës.
Propozimi erdhi live në studio, duke e surprizuar Aurorën dhe të pranishmit.
Pas pyetjes së Kushtrimit, Aurora e pranoi propozimin për martesë, ndërsa menjëherë pas këtij momenti nisën edhe urimet e para.
Kushtrimi tregoi se kishte vendosur që këtë hap të rëndësishëm ta bënte pikërisht aty, pasi, siç u shpreh ai, historia e dashurisë së tyre kishte nisur në atë vend.
“Propozimin për martesë desha ta bëja në Klan Kosova, pasi dashuria jonë filloi mu në Klan”, tha Kushtrimi.
Momenti u shoqërua me emocione dhe gëzim në studio, ndërsa përgjigjja pozitive e Aurorës e bëri propozimin edhe më të veçantë.
Çifti tashmë ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre, duke e ndarë këtë moment me publikun live. /Telegrafi/


