Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të hënë
27/04/2026
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– veriperëndim me shpejtësi 7m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë. /Tch/


