Please enter at least 3 characters.

Kush guxon dhe fiton, tifozi i vogël e ndërpreu intervistën e drejtpërdrejtë të Casemiros për t’ia kërkuar fanellën (Video)

2017/05/4221396001_5425065986001_5425052147001-vs-e1494174782289.jpg

Real Madridi fitoi ndaj Granadas me rezultat 0-4 me golat e James Rodriguez dhe Alvaro Moratas.

Për 69-të minuta luajti dhe Casemiro, braziliani vazhdon të komentohet, por këtë herë jo për paraqitjen e tij në fushë.

Mesfushori gjatë intervistës së drejtpërdrejt pas ndeshjes u pengua nga një tifoz i vogël i cili ia kërkoi fanellën.

Fillimisht djaloshi u pengua nga sigurimi i stadiumit, por ylli i Realit i kërkoi që mos ta largojnë pasi dëshiron ta gëzojë tifozin e ri duke ia dhuruar fanellën. /Telegrafi/