Please enter at least 3 characters.

Kurti numëron punët e Qeverisë për arsim: Liruam nga pagesa studentët, ndamë mbi 4 mijë bursa për ta

2022/12/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-1-e1671213820691.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur angazhimet e Qeverisë për sektorin e arsimit gjatë vitit 2022.

Kurti ka shkruar në Facebook se me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar kanë miratuar strategjinë e re të arsimit 2022-2026, rikthimin e Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar dhe lirimin nga pagesa afër 43 mijë studentë.

Përveç strategjisë së re për arsim, Kurti ka përmendur edhe ndajren e mbi 4 mijë bursave për studentë, heqjen e pagesave, ndërtimin e shkollave të reja e kështu me radhë.

Postimi i plotë i Kurtit:Me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar:Miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026;Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar;Liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë;Ndamë:- Rreth 2.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit;- Mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare;- Afro 2.000 bursa për fushat STEM;- 300.000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike;27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;Ndamë 300.000 euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe 350.000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta.100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta (viti 2023 përmbyllet me 500 asistentë);Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;Finalizuam dhe botuam tekstin e Gjuhës shqipe, niveli i parë për fëmijët në mërgatë;Filluam pilotimin e arsimit dual për 4 profile: murator, floktar, kuzhinier dhe asistent i mikpritjes hoteliere, në 5 shkolla profesionale dhe 3 komuna;Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe. 5 projekte të fituara në vlerë rreth 600.000 euro./Telegrafi/