Please enter at least 3 characters.

Kurti emëron Përparim Kryeziun zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziu në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Kryeziu ka shërbyer si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti e ka uruar Kryeziun për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja në sektorin e arsimit dhe shkencës.