Please enter at least 3 characters.

Kurteshi: Rezultatet e zgjedhjeve në veri më së voni dihen në orën 22:00

2021/09/mbledhja-e-KQZ-se-Sami-Kurteshi-foto-Ridvan-Slivova-11-e1682266994984.jpg

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.

“Rezultatet mund të dalin më së voni në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini.