Kurrë mos “u kruaj” me Njësitë Speciale, mund ta pësoni kështu! (Video,+16)
19/01/2017
Një qytetar shihet teksa është duke qëndruar në një banak të një lokali, lokacioni i të cilit nuk bëhet i ditur, kur policët fillojnë ta godasin me shuplaka, boksa dhe shkelma.
Qytetari bie në tokë teksa tre policë vazhdojnë ta rrahin. Një tjetër qytetar tentoi të ndërhynte por edhe ai përfundon njëjtë, për toke.
Skena të tilla, janë parë në videon që është publikuar në Facebook.
Sipas asaj që dëgjohet në video, duket se policët janë rusë ose ukrainas dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur diku atje, shkruan lajmi.net.
Nuk është dhënë ndonjë shpjegim se ku ka ndodhur ngjarja e as cilat janë arsyet e kësaj dhune.
Për të parë videon, klikoni KËTU


