Please enter at least 3 characters.

Kukës, mbajti peng një vajzë për tri ditë

2016/01/f.0229194138862_m.jpg

Në pranga është vënë 30-vjeçari Asllan Bulica, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, në kuadër të një operacioni, i cili vjen disa javë pas arrestimit në Durrës të 28-vjeçarit Shkëlqim Duraku, organizatori i rrëmbimit.

Mësohet se në 25 nëntor të vitit të kaluar dy të arrestuarit, së bashku me një të tretë kanë marrë në automjet me forcë 24-vjeçaren me iniciale E.M, duke e transportuar atë drejt Kukësit, ku u mbajt për 3 ditë me radhë.

Pas arratisjes, 24-vjeçarja do të rrëfente se organizator i pengmarrjes ishte 28-vjeçari Duraku, i cili synonte të martohej me forcë me vajzën.

Gjatë operacionit për arrestimin e Bulices, në fshatin Kolesjan të Kukësit, policia ka vënë në pranga për armëmbajtje pa leje edhe babanë e këtij të fundit. /news24/BW/