Please enter at least 3 characters.

Kuçi: Nuk shoh ndryshim nga LVV-LDK, do të kërkohet sërish PDK-ja

2016/01/hajredin-ku-ccedil-i-ose-qeveri-e-pdk-s-euml-ose-zgjedhje-t-euml-jasht-euml-zakonshme_hd.jpg

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.Duke folur  për televizionin publik, ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK-në.“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK-së shumë shpejt”, ka thënë Kuçi.“Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK-në”.