Please enter at least 3 characters.

KSHZ-ja është gati për rivotimin në Tearcë, fletëvotimet do të jenë të njëjta

2016/06/KSHZ-2.jpg

Nesër në Tearcë do të rivotohet në vendvotimin 2011 në shkollën fillore "Kiril Pejçinoviq" pas vendimit të Gjykatës Administrative pët t'a anuluar votimin e 11 dhjetorit në këtë vendvotim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja një zëri vendosën që të rivotohet për shkak se kontrollet të bëra nga IT-sektori treguan se rivotimi mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshme të zgjedhjeve.

Sipas KSHZ-së, Tearca është gati për rivotim, ndërsa si vëzhgues të akredituar janë caktuar organizatat joqeveritare MOST dhe CIVIL.

Edhe pse OBRM-PDUKM-ja theksoi se nuk do të merr pjesë në rivotim, nga KSHZ-ja theksuan se fletëvotimi do të mbetet e njëjta me gjithë 11 kandidatët, parti dhe koalicione./Telegrafi/