Please enter at least 3 characters.

KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit

2019/05/pendarovski-dik.jpg
7:"Desk 01

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e saj të sotshme ia dorëzoi vendimin Stevo Pendarovskit për Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më herët, KSHZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Pendarovski u zgjodh kryetar i shtetit.

Nesër pritet inaugurimi i Stevo Pendarovski në një seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën zyrtarisht do të fillojë mandatin pesëvjeçar./Telegrafi/