Please enter at least 3 characters.

Kryetarja e Gjakovës duet me Gjiklën e “WNC” (Video)

2016/01/Gjikla-mimoza.jpg

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dëshmoi edhe njëherë se muzikën dhe këndimin i ka për zemër.

Derisa ishte e pranishme në programin festiv të Vitit të Ri në RTV Dukagjini, “Në kërkim të Babadimrit”, ka kënduar një nga këngët e saj të pëlqyera.

Nuk ka kaluar kohë e gjatë prej se këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka mbajtur një koncert recital në Gjakovë dhe ndoshta nga ajo kohë edhe kryetares Kusari-Lila, kënga “Një ëndërr” i mbeti në mendje.

Në programin festiv të Dukagjinit, kryetarja e Gjakovës këndoi e shoqëruar, derisa pjesën ku Alban Skënderaj shoqërohet nga Capital T, atë e shoqëroi Gjikla i WNC. Shikojeni më poshtë këtë performancë.