Please enter at least 3 characters.

Kryetari i ri i Prokurorisë, Islam Abazi mohon zërat për lidhje me ndonjë parti politike

2022/11/Islam-Abazi_08-780x470-1.jpg
5:"Bedri

Shefi i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi deklaroi sot se nuk ka lidhje me asnjë subjekt politik dhe deklaroi i prerë se asnjëherë nuk ka qenë anëtarë i ndonjë partie politike.

“Funksioni i prokurorit publik nuk korrespondon me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose anëtarësi në parti politike, sipas kësaj, asnjëherë nuk kam qenë as nuk jam anëtar i ndonjë partie politike, as në punën time të deritanishme nuk kam lënë përshtypje se unë kam…të themi relacione ose pozicione me parti konkrete politike”, deklaroi Islam Abazi, prokuror.