Please enter at least 3 characters.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin finlandez dhe shefen e UNICEF-it në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen dhe Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko.

Pas takimit, Kryetari Gjini u shpreh se Finlanda është një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, në çdo periudhë të rëndësishme për vendin tonë, para dhe pas formimit si shtet i pavarur.

“Ashtu edhe UNICEF-i, përmes projekteve të shumta, sidomos të atyre që kanë ndikuar në zhvillimin e sistemit arsimor, duke përfshirë edhe komunën tonë. Ky takim i zhvilluar sot në Gjakovë, ishte rikonfirmim i vazhdimit të projekteve tona të përbashkëta, me fokus ato që lidhen me të rinjtë dhe edukimin e tyre.”, tha fillimisht kryetari Gjini.

Tutje Gjini u shpreh se kjo vizitë ishte një formë e shprehjes së mirënjohjes nga Komuna e Gjakovës për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti finlandez.

“Poashtu, ishte edhe një formë e shprehjes së mirënjohjes sonë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme e cila gjithmonë ka sjellë rezultate konkrete gjatë zhvillimit të shtetit dhe komunës sonë”, tha ndër të tjera Gjini.