Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, organizoi iftar për gratë e Bashkësisë Islame - Dega në Gjakovë
Me rastin e muajit të Ramazanit, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi ka organizuar një iftar për Gratë e Bashkësisë Islame - Dega në Gjakovë me në krye Dr.Violeta Ismajlaj
Gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për besimtarët myslimanë ku ata i dedikohen Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë këtij organizimi ato dhanë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar.
Ndërkohë, Dr. Ismajlaj e falënderoi Kryesuesen Kuqi, për fillimin e iniciativës që çdo vit të organizojë një takim të veçantë si ky, ku përveç kësaj Ismajlaj e falenderoi Kuqin edhe për gjithë mbështetjen e saj në dispozicion.
Në këtë iftar të organizuar nga Kryesuesja e Kuvendit të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, të pranishme ishin edhe Drejtoreshat e Komunës së Gjakovës, si dhe gratë Asambleiste të Kuvendit Komunal në Gjakovë. /Telegrafi/


