Please enter at least 3 characters.

Kryeministri Kurti dhe kancelari austriak flasin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

2021/11/23.11.2021-ZKM-6-scaled.jpg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë vizitës në Austri ka takuar kancelarin e ri Alexander Schallenberg, ndërsa kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Kosova dhe Austria kanë lidhje të forta historike, kulturore e politike.

“Sot pata kënaqësinë ta uroj kancelarin e ri austriak Alexander Schallenberg dhe të diskutojmë thellimin e raporteve shumë të mira bilaterale. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveritë tona do t’i forcojnë”, shkruan Kurti.

Ndryshe, kancelari i ri austriak ka marrë detyrën pas dorëheqjes që Sebastian Kurz për shkak të dyshimeve për implikim në afera korruptive. /Telegrafi/