“Kryeministri ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese”
28/02/2013
“Kërkesa është bërë në pajtim me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë të jashtëzakonshme, kryeministri Thaçi do t’i informojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e pestë të zhvilluar në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel. Për shkak të vizitës në Shqipëri, kërkohet që seanca të mbahet me datën 1 mars duke filluar nga ora 19:30”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


