KRU "Mitrovica" thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i’u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit e t’i shmangin gjobat.
Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se i’u ofron mundësinë konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet me këste deri në 24 muaj, shkruan Telegrafi.
“Mos lejoni që borxhet të rëndojnë buxhetin tuaj – kontaktoni sportelet tona ose vizitoni Njësitë zyrtare për të bërë kërkesën për riprogramim në Mitrovicë | Vushtrri | Skenderaj|”, thuhet në njoftim.
Bëhet thirrje edhe për vendosjen e ujëmattësve duke thënë se instalimi i tyre është i detyrueshëm dhe ndihmon në kontrollimin e konsumit të ujit.
“KRU ‘Mitrovica’ po kryen kontrolle të rrepta për kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e ujit. Të gjithë borxhlinjtë dhe ata që shkelin rregullat do të përballen me masa ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


