Kristen Stewart mahnit me pamjen e guximshme te “The IndieWire Honours Winter Film Awards”
Kristen Stewart tregoi një pamje të re dhe të guximshme teksa pranoi çmimin “Maverick” në “The IndieWire Honours Winter Film Awards” në Los Angeles.
Ylli 35-vjeçar debutoi me flokët e errët të prerë bisht kali dhe balluke të shkurtër valëzuese, një ndryshim nga stili i saj i njohur platini.
Ajo kombinoi pamjen me një jelek, pantallona dhe geta transparente Calvin Klein, xhaketë të zezë sateni, stileto dhe syze dielli, duke tërhequr të gjithë vëmendjen, shkruan DailyMail.
Në event u nderuan edhe aktorë të tjerë, përfshirë Jacob Elordi me Çmimin Wavelength, Adam Sandler me Çmimin Vanguard, Chase Infiniti me Çmimin Breakthrough dhe Nina Hoss me Çmimin Spotlight. Këngëtarja koreano-jugore Ejae mori çmimin Spark.
Gjatë fjalimit të saj, Kristen theksoi frustrimin për mungesën e progresit pas lëvizjeve MeToo dhe Times Up, duke folur për pabarazinë gjinore në industrinë e filmit dhe rëndësinë e të drejtës për të shprehur përvojat e grave.
Ajo nënvizoi nevojën për më shumë mundësi dhe mbështetje për gratë pas skenave dhe në projekte filmike, duke bërë thirrje për veprime konkrete dhe jo vetëm simbolike.
Kristen u shoqërua nga bashkëshortja e saj Dylan Meyer, me të cilën u martua më 20 prill pas gjashtë vitesh lidhjeje, duke theksuar edhe rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes në jetën personale dhe profesionale. /Telegrafi/


