Please enter at least 3 characters.

Krimet e luftës, arrestohet një person për moslajmërim të veprës - rasti ka të bëjë me gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kalludër e Vogël, Zubin Potok 19.04.1999-NN. Lidhur me rastin, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/