Please enter at least 3 characters.

Kremlini arreston bashkëpunëtorin e Navalnyt, Aleksey Yakovlev

2021/07/navalny_aleksei.jpg
737:"In this photo taken on Thursday, May 18, 2017, Russian opposition leader Alexei Navalny, left, gestures as live broadcast director Artem Guryev tries to attach a microphone before a live broadcast at the office of the Foundation for Fighting Corruption in Moscow, Russia. Blacklisted by state-owned media, Navalny is tapping into the resources of YouTube. The broadcasts have become a key piece of Navalny’s strategy to galvanize opposition to President Vladimir Putin and the upper echelons of power that he says are awash in corruption. The videos regularly attract more than a million views and contribute to the opposition’s resurgence after years of being marginalized and riddled by internal disputes. (AP Photo/Pavel Golovkin)
2:"AP

Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar në Aeroportin e Moskës. Bëhet fjalë për ish-producentin e kanalit "Navalny Live" në YouTube, Aleksey Yakovlev.

Avokati i tij, Sergei Telnov, tha se Yakovlev u arrestua në bordin e një aeroplani që u ul në Moskë dhe u dërgua në Komitetin Hetimor për t'u marrë në pyetje si dëshmitar në një rast mashtrimi.

Në fund të dhjetorit, autoritetet ruse thanë se kanë nisur një hetim të ri penal kundër Navalnyt nën dyshimet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin keqpërdorur rreth 4.8 milionë dollarë fonde të donatorëve dhe mbështetësve tjerë për Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëhequr nga Navalny, shkruajnë mediet e huaja.

Një ditë para arrestimit të Yakovlev, Rusia e vendosi në listën ndërkombëtare të kërkimit drejtorin e FBK-së, Ivan Zhdanov, i cili aktualisht banon në Lituani.

Gjatë viteve të kaluara Fondacionin Kundër Korrupsionit ka bërë publike të dhëna për korrupsion ndaj zyrtarëve rusë. Publikimi i tyre është bërë përmes postimit të videove në "Navalny Live".

Autoritetet kanë rritur presionin ndaj kësaj organizate para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në shtator. Sondazhet e opinionit tregojnë se po zbehet mbështetja për partinë në pushtet "Rusia e Bashkuar".

Rrjeti politik i Navalnyt ka prezantuar një strategji "të votimit të mençur" - një projekt i hartuar për të promovuar kandidatë që ka më shumë gjasa të mposhtin figurat e lidhura me Kremlinin.

Një gjykatë ruse më 9 qershor miratoi një kërkesë nga prokurorët për të deklaruar FBK-në dhe organizata të tjera të lidhura me Navalnyn si "ekstremiste".

Vendimi i Gjykatës së Qytetit të Moskës parandalon personat e lidhur me FBK-në dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë të garojnë ose zgjidhen për poste publike.

Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për një rast përvetësimi, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.

Ai u ndalua në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania. Navalny u trajtua në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Novichok, duke fajësuar presidentin Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim. /Telegrafi/