Please enter at least 3 characters.

KQZ njofton qytetarët për masat që duhet të zbatohen në ditën e zgjedhjeve

2021/02/KQZ-masat-antiCOVID.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve, pra të dielën e 14 shkurtit në Kosovë.

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

Njoftimi i plotë:KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën ezgjedhjeve. Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën; Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhenë vendvotim; Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart; Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskënmbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit; Pas identifikimit, rivendoseni maskën; Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuardhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit; Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyremasave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. /Telegrafi/