Please enter at least 3 characters.

Kosova triumfoi, por spanjollët po "çmenden" pas golit prej 30 metrave të talentit të Realit (Video)

2017/09/5b016ca5-d8ef-4a12-8b58-2cbc9a06d00b.jpg

Kosova e grupmoshave të reja U-21 ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për evropian.

Përfaqësuesja jonë triumfoi para shikuesve të vetë kundër Norvegjisë me rezultat 3-2.

Në fakt, norvegjezët kishin epërsi prej dy golave kundër skuadrës sonë, ku golashënues ishin Morten Thorsby dhe Martin Odegaard.

Goli i këtij të fundit ka bërë bujë të madhe edhe në shtetin spanjoll pasi që lojtari është pjesë e Real Madridit ndërsa u huazua te Herenveen.

Norvegjezi realizoi gol prej gjuajtjes së lirë në minutën e 35-të ndërsa distanca ishte rreth 30 metra.

Golat për fitoren e Kosovës i shënuan Florent Hasani dhe Enis Bytyqi, ku ky i fundit realizoi dygolësh. /Telegrafi/