Kosova s’mund të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018 në Rusi
30/07/2015
Siç transmetojnë mediet serbe, ai i tha agjencisë “R Sport” se Kosova pas shortit për grupet e kualifikuara në Sankt Peterburg më 25 korrik nuk do të mund të përfshihet ndërkohë në garë.
Mediet, duke u mbështetur në një deklaratë të kryetarit të Federatës Futbollistike të Kosovës, Fadil Vokrrit, kanë raportuar se kryetari i Federatës Europiane të Futbollit (UEFA) dhe kandidati për kryetar të FIFA-s, Michael Platini i ka premtuar se do ta pranojë FFK-në anëtare me të drejta të plota në FIFA në fillim të vitit dhe se do t’i bashkohet Grupit të parë me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.
Botërori në Rusi, i 21-ti me radhë, do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018.


