Please enter at least 3 characters.

Kosova pa pesë hendbollistë kyç në “mini-botëror”

2016/01/kosova-pa-pes-euml-hendbollist-euml-ky-ccedil-n-euml-ldquo-mini-bot-euml-ror-rdquo_hd.jpg

Përzgjedhësi i përkohshëm i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taib Kabashi, të mërkurën ka bërë publike listën me emrat e 17 lojtarëve për kampionatin e Federatës Botërore të Hendbollit (IJF) për shtetet në zhvillim, shkruan sot "Koha Ditore".

Kabashi për herë të parë në përfaqësuese ka përfshirë Edon Gashin, Kastriot Shalën dhe Roland Nrecajn, ndërkohë që mungojnë pesë hendbollistë kyç që në të kaluarën kanë bartur barrën kryesore si Enis Kabashi, Valon Dedaj, Flamur Gërbeshi, Sharr Ramadani e Denis Perviqi.

Tre të parët Kosovës nuk i janë bashkuar për shkak të marrëdhënieve të punës që kanë në shtetet ku jetojnë, Ramadani ka obligime me klubin e tij të ri, kurse Perviqi nuk i është përgjigjur ftesës së Kabashit.