Please enter at least 3 characters.

Kosova nuk ishte në agjendën e FIFA-s

2016/01/f.0528210606642_210.jpg

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk kanë kurrfarë informate nga kjo mbledhje, por shpresojnë që për futbollin kosovar të diskutohet në Kongresin e FIFA-s që mbahet më 30-31 maj.

“Nuk kemi kurrfarë informate. Ne e kemi bërë punën tonë, duke ia dërguar Sepp Blatterit dy letra, të cilat kemi informatë se i ka pranuar, ndërsa e kemi informuar për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi. Pra, e kemi informuar bollshëm. Ne nuk kemi asgjë në dorë, pasi e kemi bërë atë që kemi mundur. Do të presim informata nga FIFA. Të shohim nëse do të diskutohet për futbollin kosovar në Kongres të FIFA-s”, citon Express fjalët e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.

FIFA, muaj më parë ia kishte lejuar Kosovës të luajë miqësore me të rinjtë dhe me ekipin e femrave, kurse përfaqësueses A ia ka mohuar një gjë të tillë. Pavarësisht kësaj, ky vendim është refuzuar nga FFK, pasi FIFA i kishte kushtëzuar kosovarët që ta pyesin Serbinë, kur duan të luajnë brenda territorit të Kosovës. Megjithëkëtë, FFK shpreson që në Kongresin e FIFA-së, Kosovës t’i lejohet që të luajë ndeshje me të gjitha përfaqësueset, pa pasur pengesa. /Telegrafi/