Kosova kundër Serbisë në hendboll
Shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollit për grupmoshën deri 19 vjeçare (U-19) ka sjellë ballë për ballë në një grup përfaqësuesen e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Hendbollistet kosovare të kësaj grupmoshe për herë të parë do të marrin pjesë në kualifikimet e kësaj kategorie.
Të dy ekipet përfaqësuese janë pjesë e grupit eliminator 3, ku bëjnë pjesë edhe Rumania e Sllovakia.
Edhe në garat e kupave evropiane janë përballur në hendboll skuadra nga Kosova dhe Serbia, por kjo është herë e parë që në një sport ekipor olimpik të ketë përballje ndërmjet dy shteteve.
Kosova madje ka mundësinë që të jetë nikoqire e turneut kualifikues të këtij grupi, që duhet të organizohet prej 17 deri më 19 prill 2015.
‘Euro 2015 i U-19’ mbahet prej 23 korrik deri më 2 gusht 2015 në Spanjë. /Sporti1/


