Please enter at least 3 characters.

Kosova kundër Brazilit?

2016/01/kosova-kund-euml-r-brazilit_hd.jpg

Sipas faqes “cronista.com”, kampioni i pesëfishtë botëror mund të përballet me Kosovën, e cila në këmbët e saj i ka vetëm katër miqësore zyrtare, që kur e mori lejen nga FIFA.

Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë menaxheri i njohur latin, Guillermo Tofoni, i cili e bën organizimin e ndeshjeve të tilla.

“Kur një ndeshje zhvillohet në një vend neutral, mundësitë e përfitimeve janë më të mëdha. Si shembull, përse do të duhej të zhvillohej një miqësore ndërmjet Brazilit dhe Kosovës në Gjenevë”, pyet fillimisht menaxheri, transmeton Zëri.

“Sepse janë 800 mijë kosovarë në Zvicër dhe çmimi i biletave atje është dukshëm më i shtrenjtë sesa në Kosovë”, ka vazhduar menaxheri jug-amerikan. /Telegrafi/