Kosova gati për ndeshjen e kthimit kundër Rumanisë
Rumania dy ditë më parë e ka mundur Kosovën në ndeshjen e parë me rezultat 36-24, ndërkohë, përfaqësuesja jonë synon që nesër t’i revanshohet rumunëve. Krerët e përfaqësues sonë, të premten në konferencën për shtyp, janë shprehur të gatshëm për sfidën e radhës kundër rumunëve.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçaini, fillimisht ka folur për ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë në Bukuresht. Ai ka lavdëruar Rumaninë për pritjen dhe kushtet e ofruar për përballje me Kosovën.
“Sa i përket ndeshjes të cilën po e organizojmë të shtunën po shkon me probleme, sepse salla ngrohet me nxemje të qytetit dhe ajo nuk po funksionon, por duhet te marrim masa te tjera. Mysafirët do të akomodohet në Prishtinë. Shpresoj në një defilim të suksesshëm te përfaqësuesve. Sa i përket publikut mendoj se ai publik do të jetë lojtari ynë shtesë dhe shpresoj në një frymë sportive dhe në një sukses të përfaqësues sonë, ashtu siç luajtën me zemër në Bukuresht”, ka thënë Saraçini. /Telegrafi/


