Kosova fitoi 10 medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos
Ka përfunduar me sukses Kampionati Ballkanit për të rritur në Xhudo, i cili mu mbajt në Tiranë dhe Kosova shkëlqeu duke fituar 10 medalje gjithsej.
Xhudistët nga Kosova kanë arritur të shkëlqejnë edhe një herë pasi kanë fituar 10 medalje në Kampionatin Ballkanit të mbajtur në Tiranë.
Nga këto medalja, xhudistët nga Kosova i kanë fituar pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.
Kampion Ballkanit janë shpallur: Erza Muminoviq (48 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Flaka Loxha (57 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Shpat Zekaj (100 kg).
Medalje të argjendta apo nën-kampion ballkanik kanë arritur të shpallen Fatjona Kasapi (57 kg), Korab Morina (66 kg) dhe Selim Berisha (73 kg).
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës: Kampionati Ballkanik për të Rritur pêrfundoj në Tiranë??Kosova fitoj plot 10 medalje ??5 medalje të arta,3 të argjendta 2 të bronzta një vend i pestë!Kampion Ballkanik janë shpallur sot :48 kg Erza Muminoviq52 kg Distria Krasniqi57 kg Flaka Loxha63 kg Laura Fazliu100 kg Shpati Zekaj Nênkampion Ballkanik :57 kg Fatjona Kasapi66 kg Korab Morina73 kg Selim BerishaMedalje tê bronzta :66 kg Fisnik Hyseni90 kg Andi ArtaniNjë vend i pestë :81 kg Arbër Kullashi Foto nga Podiumi 100 kg për meshkuj Ku Kampion u shpall Shpat Zekaj/Telegrafi/


